Indonezi, jo më “ujqër të vetmuar”. Një familje kamikazësh vrau 11 persona

13/05/2018 13:57

Pjesëtarë të një familjeje qëndrojnë pas serisë së shpërthimeve që kishin në shënjestër 3 kishat në qytetin indonezian Surabaya.

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan në sulmet e së dielës. Sipas policisë, një nënë dhe dy fëmijët e saj hodhën veten në erë në një kishë, ndërsa babai dhe 3 djemtë e tjerë morën në shënjestër kishat e tjera.

Sulmi është më vdekjeprurësi në Indonezi që nga viti 2005. Grupi i Shtetit Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë për shpërthimet.

Më herët gjatë ditës, agjencia indoneziane e shërbimeve sekrete tha se një grup i frymëzuar nga i ashtuquajturi Shtet Islamik, Jemaah Ansharut Daulah (JAD), dyshohej se qëndronte pas sulmit.

Agjencia tha se shpërthimet kishin gjasa të lidheshin me një incident, më herët këtë muaj, kur pjesëtarë të forcave të sigurisë u vranë gjatë një përleshjeje 36-orëshe me militantët islamik, që mbaheshin në një burg të sigurisë së lartë në periferitë e kryeqytetit Xhakarta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA