Vonesa në urbanin e Yzberishtit, qytetarët nuk paguajnë biletën

12/05/2018 16:12

Pasditen e së shtunës, disa qytetarët protestuan në një prej autobusëve të linjës së Yzberishtit duke refuzuar të paguajnë biletën pasi kishin pritur 1 orë në stacion.

Ata u përfshinë në debate të shumta me faturinon dhe punonjës të tjerë, duke kërkuar korrektësi në orare dhe kushte më të mira udhëtimi.

Qytetarja: Nuk dua të paguaj.
Fatorino: Mbaje autobusin.
Qytetarja: Të vijë lali Eri këtu të mos mbjellë gjemba, por të rregullojë fshatin.

Sipas qytetarëve, kjo situatë përsëritet çdo fundjavë me autobusët e kësaj linje, që nuk arrijnë të ruajnë shpeshtësinë e përcaktuar në marrëveshje.

Pavarësisht debateve të shumta, qytetarët ia dolën në rezistencën e tyre, duke mos paguar çmimin e biletës në shenje proteste nga një linjë, që siç thonë, i përball çdo ditë me vështirësi në udhëtim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA