Sëmundja e antraksit tek kafshët, e njohur si plasja, parandalohet me vaksinim, 1 herë në vit atje ku kafshët janë të shëndetshme dhe 3 herë në vit në fshatrat apo vendet, ku ka patur kafshë të sëmura.

Në zonat e Peqinit ku 4 kafshë u groposën si pasojë e antraksit, vaksinimi i fundit është bërë 7 muaj më pare.

“Pritet që të vazhdojë këto ditë, punë javësh ndoshta, kërkesën e kemi bërë, por presim përgjigje dhe vaksinimet që të vazhdojmë punën. Akoma, po presim, shpresojmë që të mos vonohen sepse janë raste që nuk tolerohen”, thotë mjeku veteriner Luan Çela.

Por në Cërrik, situata, siç na thotë një nga mjekët veteriner që vepron në këtë zonë, situata paraqitet edhe me alarmante.

“Ka disa vjet që plasja nuk është bërë (vaksinimi). As gjurmimi i Brucelozës tek gjedhët. Me përjashtim të brucelozës tek të imtat, që edhe kjo është bërë me shkeputje:, thotë mjeku veteriner në Cërrik, Irfan Lalollari.

Arsyet e rishfaqjes së antraksit në Shqipëri, sipas ekspertëve, është mosorganizimi i fushatave të rregullta të vaksinimit.

“Kjo punë erdhi nga mosplanizimi i masës profilaktike. Me kalendar të paracaktuar dhe të organizuar”, vijon Lalollari.S

Sipas të dhënave që TCH siguroi disa ditë më parë nga burime në Ministrinë e Bujqësisë, që prej Janarit, në të gjithë vendin kjo sëmundje është evidentuar 23 raste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA