Supermakinat nuk provohen në qytet! Ja si përfundon McLareni 200 mijë paund (Video)

10/05/2018 14:30

Sapo kishte blerë një McLaren me vlerë 200 mijë paund e tentoi t’ua tregonte shokëve përmes një testi shpejtësie, por shumë shpejt u pendua.

Pamjet e regjistruara prej shokëve të tij, që kanë përfunduar “online”, tregojnë të vetëquajturin pilot të përgatitej për të ngarë mjetin e tij “720S” në një rrugë qyteti, përpara se të lëshonte frenat e dorës dhe ta shihte veten e makinën të përplasur me automjete të tjera të parkuara në anë të rrugës.

Shumë shpejt e kuptoi fare qartë se superfuqia e atij mjeti ishte e pamundur të menaxhohej në duart e këmbët e tij. Ai u përplas me një Audi R8. Në fakt, përgatitjet ishin bërë për një super “shoë”, pasi shoferi kishte vendosur edhe kamera brenda automjetit, pamjet e së cilës u bënë gjithashtu publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA