“Presioni i BE s’lejoi mbledhjen e përbashkët të qeverisë shqiptare dhe asaj turke”

10/05/2018 21:31

Besnik Mustafaj, i ftuar në “Të Paekspozuarit” në Top Channel, në emisionin me temë: “Ku po shkojnë shqiptarët, drejt Turqisë apo Bashkimit Europian?”, u shpreh se është e pamundur për një vend që të ketë 3 aleat kaq të ndryshëm, si SHBA, BE dhe Turqia për vendin tonë.

Mustafaji zbuloi se Edi Rama ka pasur një presion të madh nga BE për mos zhvillimin e një mbledhje të përbashkët mes qeverisë turke dhe asaj shqiptare.

“Mund të ketë 3 aleatë, por jo kaq të ndryshëm. Në historinë e shtetit shqiptar, Turqia ka pasur një vend të rëndësishëm në marrëdhënien me vendin tonë, por për herë të parë si aleat strategjik është bërë në vitin 2013. Rama shkoi aq larg sa tha se do të kishte mbledhje të përbashkëta mes dy qeverive. Kjo ngjalli një shqetësim të madh te të gjithë europianët. Është bërë një presin shumë i madh nga BE dhe vende të veçanta. Dhe fakti që nuk është bërë një mbledhje e dy qeverive është produkt i këtij presioni”, tha Mustafaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA