Gjyqtarja e Tiranës në sitën e vetingut, KPK: Manjola Xhaxho figurë e pastër

10/05/2018 11:15

Ka nisur në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit seanca vlerësuese për gjyqtaren e Tiranës, Manjola Xhaxho.

Relatorja Xhensila Përe tha se nga deklarimi i pasurisë në ILDKPI, Xhaxho nuk ka fshehje të pasurisë dhe ka burime të ligjshme. Por nga hetimi i thelluar i KPK-së, rezultoi mungesa e deklaratës së pasurisë për vitin 2006, por për këtë gjyqtarja e argumenton se ka qenë me studime, gjë që për komisioneren rezulton e vërtetë.

Xhaxho jeton me prindërit, dhe shtëpia ku banon u është dhënë prindërve në vitin 2011, ndërkohë që rezulton se ajo nuk ka pasuri tjetër.

Përsa i përket kontrollit të figurës ajo rezulton e përshtatshme. Për Xhaxhon ka pasur vetëm dy ankesa, por për të cilat nuk ka shkelje nga gjyqtarja. Deri më sot ajo nuk ka asnjë masë disiplinore.

Vetë Xhaxho tha se nuk ka asnjë kundërshtim me gjetjet e KPK dhe se kërkon konfirmimin në detyrë. Ndërkohë që vendimi do të jepet më 14 maj në orën 09.30.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA