10 maji në Shqipëri njihet si dita kombëtare e Drejtësisë, në përkujtim të “Kanunit të Zhurisë”, i vitit 1913. Ai njihet si akti i parë për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik në vend.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook thotë se përkujtimi i një dite të tillë na “motivon për të ecur me ritme sa më të shpejta në reformën në drejtësi.
“Është kjo një nga arsyet madhore, që na motivon për të ecur më ritme sa më të shpejta në reformën në drejtësi. Për t’i dhënë një kuptim të vërtetë ditës kombëtare të drejtësisë, por mbi të gjitha për t’u dhënë shqiptarëve drejtësinë e pastër, profesionale dhe të pavarur politikisht. Atë drejtësi për të cilën shqiptarët kanë luftuar gjatë gjithë historisë së tyre kombëtare dhe të cilën e meritojnë si një komb i vlerave europiane.
Top Channel