Kreu i Shtetit Ilir Meta ka marrë pjesë në hapjen e sezonit turistik në bashkinë e Çorovodës, në Skrapar. Ai shoqërohet nga disa ambasadorë të huaj, dhe është pritur nga kreu i bashkisë dhe qytetarët e zonës.
“Promovim potencialeve dhe resurseve turistike të zonës, nga vlerat e kulinarisë të ushqimeve bio e deri tek të pakrahasueshmet Kanionet e Osumit, si pasuri kombëtare unikale dhe me vlera të jashtëzakonshme turistike. Sportet rekreative si rafting shërbejnë si reklama më e mirë për turistët vendas dhe të huaj të cilët pasi eksplorojnë për herë të parë këto bukuri mahnitëse duan të rikthehen sërish. Bujqësia, Turizmi, agro-turizmi dhe industria e lehtë përpunuese janë sektorë vitalë për të mbështetur ekonomitë familjare dhe punësimin e qytetarëve të zonës”, u shpreh Meta në fjalën e tij.
Nga Skrapari ai ka uruar ditën e Europës por dhe ditën e Fitores mbi Fashizmin, duke shprehur besimin për çeljen e negociatave në muajin qershor. “Skrapari, krahina e parë e Shqipërisë e çliruar nga partizanët. Shpresoj në çeljen e negociatave në muajin qershor. Të punojmë fort e të bashkuar në realizimin e prioriteteve kyçe”, tha Meta.
Top Channel