Fshati Çerven në Fier përmbytet, por sërish ujë për tokat bujqësore nuk ka. Kanali vaditës është dëmtuar.

Dëmtimi i argjinaturës së “Kanalit të Martinës”, si pasojë e përmbytjeve nga lumi Vjose ka shkaktuar probleme të mëdha për bujqësinë në njësitë administrative Levan dhe Frakull të Fierit.

“Kanali është i çarë të paktën në 20 vende dhe nuk ngrihet dot niveli i ujit”, shprehet një fermer.

Si fermerët e Çervenit, ashtu dhe ata të fshatrave të dy njësive administrative që shtrihen përgjatë shtratit të lumit Vjosë në Fier përmbyten sa herë që ky lumë del nga shtrati.

Top Channel