“Për Shqipërinë, projekti europian është në thelb një projekt bashkimi brenda vetes”.
Kështu është shprehur ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në konferencën e zhvilluar ditën e sotme me Delegacioni i BE-së në Shqipëri: Së bashku drejt Bashkimit Evropian: Njohja e përvojës së shkuar dhe krijimi i partneriteteve për të ardhmen”. Konferenca e konceptuar në dy panele: “Njohja e përvojës së shkuar” dhe“Krijimi i partneriteteve për të ardhmen”.
Sipas Bushatit, projekti europian është projekti, të cilin shumica dërrmuese e shqiptarëve e shohin si projektin e paqes, sigurisë, mirëqenies, por mbi të gjitha e shohin si projektin e një qeverisje demokratike për ta.
Për kreun e diplomacisë shqiptare projekti europian përkon jo vetëm me modernizimin dhe transformimin e shoqërisë sonë por edhe me konsolidimin e identitetit tonë europian si komb.
Ish-ministrat e shtetit për integrimin dhe ish-ministra integrimi të ftuar në këtë tryezë, si Sokol Nako, Paskal Milo, Ermelinda Meksi, Majlinda Bregu dhe Klajda Gjosha diskutuan mbi përvojën e tyre në rrugën e Integrimit europian dhe ndanë bindjen se ky proces është i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët përtej çdo përkatësie politike.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nisi sot diskutmin me përfaqësues të shoqërisë civile të Platformës së Partneritetit për anëtarësimin në BE. Ky është një hap i parë në serinë e aktiviteteve të shumta që do të ndërmerren për të garantuar pjesëmarrjen e qenësishme të të gjithë aktorëve në këtë proces.
MEPJ synon që kjo platformë të garantojë vijimësi, gjithë-përfshirje dhe përgjegjësi përtej binomit qeveri-opozitë.
Top Channel