Ashley Graham, publicitet me foto paparacësh të pamodifikuara

07/05/2018 14:26

Modelja Ashley Graham është nga më të kërkuarat e momentit, për faktin se nuk ka forma perfekte trupore. Përkundrazi, ajo thotë shpesh se duhet ta duam trupin tonë ashtu siç është.

Duke i qëndruar besnike atyre që thotë, Graham ka vendosur që fotot reklamuese të kostumeve të plazhit dhe bikinive t’i publikojë pa asnjë modifikim me Photoshop.

“Ju prezantoj koleksionin tim të ri @swimsuitsforall! Vendosëm që të përdorim foto të pamodifikuara të paparacëve për fushatën publicitare. Ju kujtoj që origjinaliteti është i bukur”, shkruan në Instagram modelja.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA