Ballkani po pushton gjithmonë e më shumë vëmendjen e europës dhe SHBA, e përpos iniciativave në nivel vendimmarrës, një gjë të tillë e dëshmojnë edhe vlerësimet e eksperteve.
Katër veteranë të diplomacisë amerikane prezantuan në Institutin Amerikan për Paqen në Washington një raport, thelbi i të cilit është pikërisht ky: Ka ardhur koha për të vepruar në Ballkanin Perëndimor.
Instituti Amerikan i Paqes, USIP, ndodhet përballë Departamentit të Shtetit, kujton DW; përzgjedhja e vendit sipas saj nuk është rastësore, por një lloj apeli për zyrtaret e ulur në karriget e tyre në anën tjetër të rrugës se ka një lloj urgjence në këtë mes: rajoni është sërish ne stajnacion dhe pre e destabilitetit për shkak të qeverisjes së dobët, ndikimeve nga jashtë dhe marrëdhënieve të tensionuara etnike e midis shteteve.
Raporti i shkruar per dy organizata amerikane të fokusuara në konfliktet ndërkombëtare, Institutin EastWest dhe Komitetin Nacional për Politikën e Jashtme amerikane, thekson nevojën e menjëhershme që Amerika dhe Bashkimi Evropian të veprojnë për të penguar paqëndrueshmërinë dhe shpërthimin e mundshëm të dhunës në Ballkan.
Autorët Thomas Graham, Jonathan Levitsky, Cameron Munter, Frank G. Wisner mendojnë se SHBA dhe BE duhet të përmirësojnë strategjinë e të rigjallërojnë partneritetin, duke theksuar se ndërsa BE-ja mbetet primare, roli i Amerikës është ai i katalizatorit.
Top Channel