Dikur kanali i Divjakës, degë e misarit të Myzeqesë, i vinte ne ndihme banorëve për të vaditur tokat e tyre por sot jo më dhe sipas banorëve, shkak është bërë ndotja e nga hedhja e mbeturinave dhe inerteve prej 10 vitesh tashmë.
Bashkia e Divjakës hidhte këtu mbetjet dhe më pas i shtynte brenda në kanal me një traktor. Të gjithë këto mbetje përfundojnë në det. Por edhe pse prej dy vitesh bashkia nuk i hedh më këtu mbetjet, sipas banorëve situata vijon të jetë e njëjtë pasi tani kanalin po e shfrytëzojnë firmat private dhe individë të ndryshëm.
Në një gjatësi prej më shumë se 1 km, sheh vetëm pirgje plehrash, të cilave iu vihet flaka dhe bashkia ende nuk ka marrë asnjë masë për ta parandaluar këtë fenomen, që vetë e nisi 1 dekadë më parë. Fermerët e zonës thonë se edhe ujin kanë frikë ta përdorin, pasi ndikon tek rritja e bimëve. Zgjidhjen e kanë gjetur përmes puseve.
Situata duket se do të vijojë të mbetet e njëjtë, për sa kohë në të gjithë Divjakën nuk ka një vend ku mbetjet të grumbullohen e më pas të përpunohen.
Top Channel