KOKSH: Peshëngritësit dhe trajnerët dhunuan zyrat, njoftojmë organizmat ndërkombëtarë
03/05/2018 15:51
Me anë të një deklarate për shtyp, Komiteti Ekzekutiv i KOKSH ka dënuar ngjarjen, të cilat i cilëson të dhunshme, të disa sportistëve në zyrat e tij.
“Sportistët Briken Calja, Erkand Qerimaj Daniel Godelli, Krenar Shoshaj, si dhe trajnerët e tyre, uzurpuan dhunshëm ambientet e zyrave të KOKSH. Për ne kjo është një sjellje antisportive, e papranueshme”, thuhet në deklaratë.
Për këtë ngjarje, KOKSH bën të ditur se do të njoftojë edhe organizmat ndërkombëtar.
Acarimi i sportistëve vjen si pasojë e mos regjistrimit të tyre në Lojërat Mesdhetare “Terragona 2018”, pasi FSHP nuk ka respektuar afatet e regjistrimit.
Top Channel