Veliaj: Këtë verë, Tirana stacioni i yjeve të muzikës botërore

02/05/2018 10:31

Në qershor në sheshin “Skënderbej” do të vijnë Rita Ora dhe Ermal Meta ndërkohë që në festimet e djeshme, tha se këtë sezon vere kryeqyteti do të jetë stacioni i yjeve të muzikës botërore.

“Kjo do të jetë një verë fantastike për Tiranën. Ndaj, është mirë që plazhin ta bëjmë në det, por ama mbrëmjet në Tiranë sepse do të kemi aktivitete pafund. Në datën 9 maj do të festojmë në shesh Ditën e Europës me një super koncert. Në 12 maj do të jetë Festivali i Ngjyrave te sheshi ‘Nënë Tereza”, ndërkohë që në datën 1 qershor do të vijë Ermal Meta”, tha Veliaj, teksa zbuloi se në datën 3 qershor do të jetë në Tiranë një tjetër emër i rëndësishëm, e cila si Ermali është me origjinë shqiptare.

“Në datën 3 qershor do të jetë këtu Rita Ora. Por, meqë jeni kaq entuziast nuk po ju them surprizat e tjera të qershorit dhe korrikut, por e di që keni votuar pafund dhe do të bëjmë çmos që të gjithë artistët që janë në tur në Europë të kenë patjetër një stacion në Tiranë”, siguroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se sikurse në këto tre vite Tirana ka njohur një transformim të thellë përmes punëve të shumta të realizuara, do të vijojnë edhe aktivitetet festive për gjallërimin e jetës artistike të kryeqytetit. “Ëndrra jonë është që të vazhdojmë edhe këtë vit siç kemi bërë këto 3 vjet me shumë punë, por dhe me shumë qejf. Ata që punojnë shumë, duan edhe të argëtohen”, theksoi Veliaj.

Ndërkohë, nën moton “Bashkë me të rinjtë për Shqipërinë që punon”, Bashkia e Tiranës organizoi dje pasdite një koncert në sheshin “Skënderbej”. Artistët më të mirë vendas elektrizuan qytetarët e shumtë që kishin mbushur sheshin në një koncert të dedikuar për ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA