Rastet më të vështira të syrit nuk kërkojnë më udhëtim jashtë, zgjidhja është në Shqipëri me Dr. Nishant Taneja nga India Ura në hyrje të qytetit të Kukësit është dëmtuar në pjesën më të madhe të saj dhe e bën gjithnjë e më të rrezikshëm kalimin e automjeteve.
Ndërkohë fluksi i trafikut në urë në prag të sezonit turistik është rritur ndjeshëm. Hapësirat mes trarëve lidhës janë zgjeruar, çernierat të cilat shërbejnë për eliminimin e tronditjeve dhe lidhjen e trarëve janë dëmtuar, gropat në mes të rrugës, apo mungesa e kushteve të sigurisë për kalimin e këmbësorëve, tregojnë se mirëmbajtja e urës prej kohësh mungon.
Vetë drejtuesit e automjeteve shprehen të shqetësuar për gjendjen e urës dhe thonë se automjetet po u dëmtohen.
Ura e Drinit është mënyra e vetme për të hyrë e dalë nga qyteti i Kukësit, por edhe për të përshkuar “Rrugën e Kombit” drejt Kosovës apo Tiranës. Ajo është ndërtuar në vitin 1974, pas përmbytjes së Kukësit të vjetër dhe pesha që mund të mbajë është rreth 35 ton.
Top Channel