Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili transportonte sirianë dhe palestinez jashtë Shqipërisë.
Sipas burimeve zyrtare shërbimet kufitare në Hanin e Hotit kanë arrestuar Agostin Vucinaj, 45 vjeç nga Shkodra.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi me datë 30.04.2018 është kapur nga Rojet Kufitare në rrugën automobilistike Bajzë – Hani i Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj duke transportuar 6 shtetas të vendeve të treta, me automjetin e tip “Mercedes Benz”, me targe AA 396 PI, ku ka rezultuar se ishin 4 shtetas palestinez, dhe 2 shtetas Sirianë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Dhenia Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Top Channel