Rastet më të vështira të syrit nuk kërkojnë më udhëtim jashtë, zgjidhja është në Shqipëri me Dr. Nishant Taneja nga India Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në Shqipëri numërohen mbi 180 mijë punëkërkues të papunë, e megjithatë në kryeqendrën e saj, në Tiranë shumë pak protestuan.
Organizata politike ishte nga të vetmet që zhvilloi dy aktivitete. Protesta e parë nisi në orën 9:00 të mëngjesit përpara Ministrisë së Energjetikës, për të denoncuar fenomenin e vdekjeve në miniera.
Protesta e dytë u shpërngul në sheshin Garibaldi, në zonën e Kombinatit, për të kërkuar të drejtat e mohuara në punë, nga punëtorët e fasonerive.
Megjithëse një tentativë për t’ju bashkuar protestave të qytetarëve në vendet e zhvilluara, pjesëmarrja në protestat simbolike të Tiranës ishte tepër e vogël.
Edhe këtë 1 maj, pjesa më e madhe e madhe zgjodhi të pushojë në Liqenin e Tiranës.
Top Channel