Recetë/ Fileto pule me salce domatesh dhe kaperi

01/05/2018 12:16

Kaperi shkon shumë me mishin e pulës, por edhe me produktet e tjera të kuzhinës mesdhetare, si ullinjtë, domatet, rigoni etj.

Përbërësit për këtë recete janë:
4 fileto pule
1 kokërr qepe e grirë hollë
2 lugë gjethe me kaperi
2 thelpinj hudhra
gjalpë
400 g domate të prerë në kubik, ose salcë të gatshme
kripë, piper, rigon
majdanoz i freskët
200 ml verë të bardhë

Përgatitja:
Marinojmë fileton e pulës me kripë dhe piper. Mund të zgjidhni piper te zi, të kuq, ose të bardhë që ka një shije më delikate dhe e kalojmë në skuqje në një tigan me vaj ulliri dhe pak gjalpë. Pasi pula është skuqur, do të shtojmë qepën e prerë hollë, shtojmë domatet, rigonin, shtojmë verën, kripë dhe piper të zi dhe dy lugë kaperi. Vendosim kapakun derisa lëngu të shterojë dhe pula të jetë bërë. I shtojmë dhe majdanoz të freskët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA