Rastet më të vështira të syrit nuk kërkojnë më udhëtim jashtë, zgjidhja është në Shqipëri me Dr. Nishant Taneja nga India Përveç një prej minierave në Bulqizë ka vijuar puna në të gjitha galeritë këtë 1 maj.
Ish minatori Ferit Sinani tregon se dita e 1 Majit dikur festohej por pas ndryshimit të sistemit ka patur edhe protesta.
Sot, thotë ai s’ka asgjë. Punëtorët janë të shtypur nga të gjitha qeveritë.
“Sot ky sistem e shtyp klasën punëtore. Të gjithë partitë politike dhe qeveria në veçanti të kenë parasysh ditën e 1 Majit, është festë ndërkombëtare”, thotë ish minatori Ferit Sinani.
Për banorët e Bulqizës që i dinë kushtet e rënda në të cilat punohet në galeri, 1 maji duhet të ishte një ditë proteste.
Bulqiza është një ndër vendet më të varfra edhe pse kanë një pasuri të madhe nëntokësore, ku çdo ditë në stoqet e kromit shikohen edhe fëmijë duke punuar. Ata që e kanë lënë punën thonë se duhet të kishte protestë, por ata që janë ende në punë nuk flasin kur kamera është ndezur sepse i tremben pasojave.
Top Channel