Edhe pse një e diel me temperatura të larta në kryeqytet, ku shumica prej qytetarëve i janë drejtuar plazhit për t’u freskuar, ka mes tyre edhe të tjerë që frekuentojnë një nga zonat e preferuara në kryeqytet. Shumica prej tyre zgjedhin të shijojnë kafenë e paradites me miq e familjarë në zonën e “Pazarit të Ri”.
Të tjerë bëjnë pazaret e javës, duke shfrytëzuar ditën e pushimit.
Haki Xhaja vjen çdo fundjave në Pazarin e Ri, të tregtojë produktet që i prodhon vetë që prej 54 vitesh, qysh kur ishte vetëm 14 vjeç. Edhe pse sot ka plot 68 vite mbi supe, ai vjen çdo ditë nga fshati Mliz i Elbasanit, të shesë lugët e tij prej druri.
Vjen çdo ditë këtu tek Pazari i Ri? – Dy herë në jave.
Fiton? -Ç’ka, jo keq.
Kush blen me shume: shqiptaret apo te huajt? -Ka edhe te huaj qe marrin
Çdo ditë të javës, ai del të mbledhë në fshatin Mliz dru të zonës, të cilin e përpunon me mjetin e vetëm: lugën, për të prodhuar këta artikuj që tenton t’i shesë në fundjavë në kryeqytet.
“Këto janë spirale për mjaltë, këto janë lugë druri përdoren tek tigani, tek tenxherja që mos të fusësh hekur brenda, hekuri është vetëm për të ngrënë. Këto janë masha, po për kuzhinën. Kap sallatën me këto. Të gjitha janë dru që gjenden në zonën e Elbasanit”, thotë Haki Xhaja.
Top Channel