Rastet më të vështira të syrit nuk kërkojnë më udhëtim jashtë, zgjidhja është në Shqipëri me Dr. Nishant Taneja nga India
Edhe këtë fundjavë policia rrugore ka shtruar kontrollet në rrugët e kryeqytetit, por vazhdon të shprehë si shqetësim drejtues mjetesh nën efektin e alkoolit dhe me shpejtësi të madhe.
Për këtë në faqen zyrtare të Policisë në Facebook, efektivët e rrugores japin dhe mesazhin:
“Edhe pse patrullat e Policise Rrugore jane thuajse kudo ne rruget urbane dhe interurbane te kryeqytetit, perseri konstatohen drejtues mjetesh te cilet edhe pse nuk kane asnje arsye, tejkalojne normat e shpejtesise dhe drejtojne mjetin nen efektin e pijeve alkoolike duke rrezikuar jetet e tyre dhe perdoruesve te tjere te rruges. Fundjava sapo ka nisur, mos nxito, festo por mos drejto nen efektin e alkoolit”, lexon postimi i shoqëruar me pamjet e kontrolleve.
Vetëm mbrëmjen e djeshme policia dha rezultate të frikshme të alkoolit të konsumuar të drejtuesve të mjeteve.
Top Channel