Segmenti problematik që lidh qytetin e Fierit me bregdetin e Semanit ka filluar të asfaltohet, por punimet që zgjasin prej muajsh kanë vështirësuar qarkullimin.
Pluhuri dhe segmentet pa asfalt vende – vende i detyrojnë automjetet të ngadalësojnë shpejtësinë dhe të mbyllin dritaret.
Rruga ndodhet në gjendje të mjerueshme prej 15 vjetësh. Por dhe ky shtrim është i përkohshëm, dhe po kryhet nga kompania TAP për nevojat e saj. Segmenti rrugor që po rikonstruktohet ka një gjatësi prej 5.5 kilometrash nga 18 km që është e gjithë rruga Fier- Seman.
Kostoja e investimit kap vlerën prej 1 milion euro. Pak ditë më parë ky aks u përfshi në fondin që Banka Botërore do të japë për rehabilitimin e disa rrugëve në Shqipëri, por deri në zbatimin e projektit madhor dhe me sezonin turistik në prag, banorë e pushues do të vazhdojnë ta kenë të vështirë lëvizjen në këtë aks.
Top Channel