Lopë greke “klandestine”, sekuestrohen në Sarandë 29 krerë

27/04/2018 12:02

Një kontroll i AKU në mesnatë ka konfiskuar 29 krerë lopë të paregjistruara, pamtrikuluara dhe pa certifikatë lëvizjeje.

Kanë qenë informacione të vetë AKU që kanë çuar në kontrollin e befasishëm në aksin rrugor Sarandë- Qafë Bot, ku janë ndaluar dy mjete të palicencuara për transport kafshësh.

Në këto kushte Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfiskuar menjëherë mjetet e transportit dhe kafshët të cilat janë transportuar pranë karantinës shtetërore.

AKU, gjithashtu ka njoftuar strukturat e krimit ekonomik dhe Drejtorinë e Bujqësisë Vlorë për të vazhduar më tej me procedimin administrativ dhe penal për pronarin e kafshëve dhe dy drejtuesit e mjeteve, për shkelje të rënda të protokolleve zyrtare veterinare.

Këto shkelje e bëjnë jo vetëm të pasigurt, por të rrezikshëm konsumimin e mishit. Por ndërkohë hetimi vazhdon për origjinën e këtyre kafshëve të cilat dyshohet se vijnë nga shteti grek si dhe për shkelje të tjera edhe të veterinerëve zyrtare përgjegjës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA