Kuzhinieri, Ben Kokiçi për emisionin “Në Shtëpinë Tonë” gatuan një recetë me përbërës kryesor
qepën e njomë.
Përbërësit:
Dy fileto viçi
Një qepë të njomë
Pak salmon dhe ananas
Salcë domatesh
Djathë pikant
Salcë me zaffernao (për dekor)
Pomodroni dhe ullinj të mbushur
Erëza, krip dhe piper
Gjalpë dhe vaj ulliri
Verë e bardhë
Përgatitja e sallatës:
Marrim filetot që kemi hapur më përpara, i hedhim pak kripë. Marrim qepën dhe e presim në copa të vogla, e hedhim tek salmoni me ananas dhe i marinojmë.
Pastaj i mbushim në role filetot e viçit me përbërësit që përgatitëm, i hedhim pak kripë dhe piper, pak nga salca që është përgatitur më përpara me zafferano, i përziejmë.
Marrim selinon dhe e presim sipas madhësisë së mishit, kemi dhe djathin pikant. Pasi i mbushim dhe i bëjmë role, në një tigan hedhim pak gjalpë dhe vaj ulliri dhe i vendosim në zjarr. Pastaj vendosim të dyja rolet dhe i presim sa të skuqen për 10 minuta.
Sa të marrin pak ngjyrë i shuajmë me verë të bardhe, hedhim pak krip dhe pak pipër dhe në fund salcën e domates. E përziejmë pak që salca të bëhet kremoze, në fund i hedhim dhe pmodorinit dhe ullinjtë e mbushur
Në një pjatë vendosim dy rolet bashkë me salcën dhe përbërësit e tjerë.
Top Channel