Luan Rama: Të krijojmë komitetin kombëtar në luftën kundër drogës

26/04/2018 13:48

Në një dalje për mediat, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka kërkuar të grihet sa më parë Komiteti Kombëtar në luftën kundër drogës.

“Ne e mirëpresim çeljen e negociatave që sjell kalimin në një tjetër hap të vështirë për integrimin në BE. Jam këtu jo vetëm për të denoncuar mungesën e serioziteti nga ana qeverisë, por edhe për të ofruar mbështetjen për krijimin e Komitetit Kombëtar në luftën kundër trafikut të drogës. Deri më 28 qershor kur do të merret vendimi të jetë krijuar Komiteti Kombëtar kundër drogës. Të krijohet menjëherë kjo trupë ligjore, përgjegjëse për çdo gjë që ka të bëjë me trafikun kundër drogës. Krijimi i menjëhershëm i këtij komiteti do të ishte një reflektim pozitiv, një shenje përgjegjshmëri, dhe një shenjë serioziteti përballë parlamentarëve tanë. Kjo çështje, trafiku ndaj drogës, është një pikë e përmendur edhe në raportet e ndërkombëtarëve”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA