Juncker “qetëson” grekët: Rekomandimi për Shqipërinë, nuk do të thotë anëtarësim

26/04/2018 17:08

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker deklaroi se rekomandimi i dhënë për hapjen e negociatave me Shqipërinë nuk do të thotë anëtarësim në BE.

Presidenti i KE-së foli këtë të enjte para ligjvënësve grekë në Athinë.

“Nuk duhet përsëritur përvoja e trishtë e tragjedive që zaptuan Ballkanin në vitet 1990. Ndasitë, sidomos ato që kanë të bëjnë me kufirin duhet të zgjidhen para se të ketë një anëtarësim të ri. Komisioni rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, por kjo nuk do të thotë se kemi dhënë një datë për anëtarësimin”, u shpreh ai.

Sipas Juncker, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të gjykohen sipas kritereve të vendosura dhe ecurisë së reformave shtet-ndërtuese.

Juncker nënvizoi rëndësinë e Greqisë në përballimin e krizës së refugjatëve. Ai thotë se BE nuk mund ta lërë vetëm Athinën në përballimin e krizave të tilla.

“Ka vende të BE-së që nuk e quajnë një problem të tyrin, por harrojnë që kanë një detyrim për të treguar solidaritet me Greqinë dhe të ofrojnë ndihmën e tyre”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA