Investimet e Bashkisë së Tiranës po shtrihen në nivel kapilar, duke prekur tashmë çdo rrugicë. Krahas projekteve të mëdha infrastrukturore, sikurse janë sheshi “Skënderbej”, Unaza dhe Bulevardi i Ri, një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përmirësimit të rrugëve të lagjeve.
Investimi, siç tregohet edhe në fotot e publikuara nga Bashkia, ka prekur edhe rrugicat e një prej lagjeve më të vjetra të kryeqytetit, sikurse është ajo “Thimi Mitko” në Njësinë Nr. 8 në kryeqytet.
Pas rehabilitimit të plotë të “Pazarit të Ri”, tashmë qytetarët e kësaj lagjeje po i gëzohen edhe asfaltimit dhe rehabilitimit të të gjithë infrastrukturës nëntokësore, duke zgjidhur përfundimisht problemin e baltës dhe të ujërave të zeza, për shkak të mungesës së investimeve prej 27 vitesh.
Kryebashkiaku Veliaj ka siguruar qytetarët se, çdo vit, Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë për rehabilitimin e 50 blloqeve banimi, duke u bazuar pikërisht në prioritetet e vendosura nga vet qytetarët në konsultat publike të zhvilluara me ta.
Top Channel