Nadinne Bruna, një modele e famshme Instagrami, prej kohësh donte që të ndryshonte ngjyrën e syve të saj.
32-vjeçarja iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për t’i ndryshuar sytë nga kaf në gri. Duke qenë se në SHBA ky lloj operacioni nuk lejohet, Nadinne shkoi në Kolumbi për të realizuar ëndrrën e saj.
Por, sapo bëri transplantin e retinës së syrit, gjërat morën një rrjedhë të keqe dhe sot ajo ka shikimin e një 90-vjeçareje. Ajo ka dëmtuar nervat optikë dhe tashmë vuan nga glaukoma, një sëmundje e pashërueshme që mund të çojë në verbëri të plotë.
“Kam bërë një gabim të madh. Nuk mendoj se operacionet janë të këqija, por thjesht nuk i dija rreziqet e operacionit tim dhe nuk u thellova për të mësuar mbi këto rreziqe”, shprehet Nadinne.
Top Channel