
24/02 19:13
Një adoleshent është shtruar në spital me një çelës motori të ngulur në kafkë, pas një sherri në Indi.
19-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka mbërritur në spital me çelësin e ngulur afro 4 centimetra në kokë.
Ai iu nënshtrua një operacioni që ka zgjatur 3 orë e 30 minuta. Fatmirësisht operacioni ka përfunduar me sukses.
Neurologu që mori pjesë në ndërhyrje është shprehur se për fatin e mirë të 19-vjeçarit nuk ka pasur gjakderdhje të brendshme që do i kishin kushtuar jetën end epa mbërritur në spital.
Top Channel