Rastet më të vështira të syrit nuk kërkojnë më udhëtim jashtë, zgjidhja është në Shqipëri me Dr. Nishant Taneja nga India Të paktën 1200 banorë të fshatit Okshatinë në Bulqizë nuk kanë qasje në shërbimet shëndetësore.
Qendra e shëndetësore e fshatit të njësisë Shupenzë është një ngrehinë pa drita, ujë dhe asnjë kusht higjenik. Dy infermierët e fshatit duhet të shkojnë derë më derë për t’u bërë injeksione pacientëve, apo për t’u matur tensionin.
Ndërkohë, banorët të mësuar prej vitesh me këto kushte nuk e ngrenë zërin, edhe pse e pranojnë se në mjediset e qendrës nuk mund të gjejnë shërim pasi atje sundon myku dhe papastërtia.
Kjo qendër nuk është e vetmja në Bulqizë. Drejtori i Shëndetit Publik të Bulqizës thotë se shërbimi është pezulluar në këtë qendër deri në rikonstruksionin e saj.
Projektet për rikonstruksion ekzistojnë, sipas kësaj drejtorie edhe për shumë qendra fshatrash të tjerë në Bulqizë, por mungesa e fondeve duket se i zvarrit pa fund, duke i detyruar banorët të marrin udhën e gjatë çdo ditë drejt spitalit të Bulqizës.
Top Channel