Në sitën e vettingut Altina Xhoxhaj, gjyqtarja e tretë nga Kushtetuesja
23/04/2018 09:15
Altina Xhoxhaj, është gjyqtarja e trete nga Gjykata Kushtetuese që i nënshtrohet sitës së vettingut këtë të hënë.
Sipas njoftimit zyrtar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, trupa gjykuese për Xhoxhajn do të kryesohet nga Brunilda Bekteshi dhe anëtar Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo.
Fatos Lulo ka qenë gjyqtari i parë që është rivlerësuar nga KPK, por që u shkarkua për shkak të mos justifikimit të pasurive.
Vitore Tusha arriti të kalojë vetingun, duke dalë një figurë e pastër me deklarim të rregullt të pasurisë.
Top Channel