Policia ka arrestuar në flagrancë menaxherin e një lokali dhe po heton në gjendje të lirë dy të rinj, pasi një aksioni të ndërmarrë në rrugën “Pashko Vasa” në Tiranë.

Gjatë aksionit të ndërmarrë, uniformat blu kanë sekuestruar në ambientet e lokalit 7 doza të dyshuara lëndë narkotike e llojit kokainë.

Për pasojë, u arrestuar në 37-vjeçari Orial Peçi, menaxheri i lokalit, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e “trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “përshtatja e ambienteve dhe lokaleve për përdorim droge”.

Ndërkohë, policia po heton për moskallëzim krimi të rinjtë E.B. dhe A.Ç., banues në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA