Një ekip mjekësh amerikanë kanë kryer me sukses transplantin e parë të përgjithshëm në botë, të penisit dhe skrotumit.
Sipas BBC-së, kirurgët në Universitetin Johns Hopkins në Baltimore, Maryland, kryen operacionin mbi një ushtar, i cili ishte plagosur nga një bombë në Afganistan.
Ata përdorën një penis, skrotum dhe mur të pjesshëm të barkut, të transplantuar nga një dhurues. Ata thonë se ushtari do të jetë në gjendje të rifitojë funksionin seksual, gjë që është e pamundur me rindërtimin e penisit.
Ekipi i 11 kirurgëve kryen transplantin që zgjati mbi 14 orë, më 26 mars të këtij viti. BBC raporton se ky është operacioni i parë në një veteran lufte, të plagosur në detyrë dhe i pari që transplanton një pjesë të plotë të indeve, duke përfshirë skrotumin dhe zonën përreth barkut.
Top Channel