Integrimi, Meta pret kryeministrin belg: Progres të mëtejshëm për prioritetet kyçe

23/04/2018 18:31

Pas takimit që pati me Edi Ramën, Kryeministri i Belgjikës është pritur edhe nga Presidenti Ilir Meta.

Mësohet se gjatë takimit, Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë.

Në vijim të rekomandimit të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, Presidenti Meta theksoi rëndësinë e vendimmarrjes pozitive nga Këshilli edhe në aspektin e strategjik për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, Presidenti Meta shprehu angazhimin për progres të mëtejshëm në reformat për pesë prioritetet kyçe, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Në deklaratën e Presidencës, thuhet gjithashtu se Meta vlerësoi intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA