Vatra të reja zjarri janë ndezur këtë mëngjes në fabrikën e riciklimit e cila u shkrumbua një ditë më parë në zonën e Kasharit.
Rojet e objektit ndërhynë pa sukses për të shuar flakët dhe vetëm me mbërritjen e zjarrfikëses, situata është vënë nën kontroll.
Flakët përfshinë të dielën qindra ton mbetje plastike. Zjarri vazhdoi disa orës jashtë kontrolli edhe pse në vendngjarje u dërguan të gjitha forcat zjarrfikëse të Tiranës, dy mjete të ushtrisë dhe dy autobotë të ujësjellësit të bashkisë. Zjarri masiv ishte kërcënues edhe për bizneset ngjitur. Flakët përpinë edhe shtyllat e energjisë elektrike dhe OSHEE njoftoi djegien e linjës që lidh Unazën e Re me zonën e Mëzezit.
Zjarri ngriti një re toksike që shkaktoi probleme shëndetësore për zjarrfikësit që luftonin me flakët dhe banorët e zonës përreth. Hetimet po vijojnë nga prokuroria, por të dhënat e para tregojnë se masat e sigurisë nga mbrojtja kundër zjarrit në këtë fabrikë ekzistonin vetëm në letër sepse në realitet, në fabrikë nuk kishte as fikëse zjarri dhe as ujë.
Top Channel