Avokatja e gjyqtares: Presim konfirmimin e Altina Xhoxhajt nga KPK
23/04/2018 11:49
Vetë gjyqtarja ishte e pranishme në seancën e dëgjimit, por përveç identitetit dhe detyrës si anëtare e Gjykatës Kushtetuese nuk foli më.
Në emër të Altina Xhoxhajt foli avokatja, që iu referua raporteve të ILDKPKI, që e cilësojnë të justifikuar pasurinë e klientes së saj.
“Presim që gjyqtarja Altina Xhoxhaj të konfirmohet në detyrë sepse raportet e ILDKPKI thonë që deklaratat dhe pasuritë janë të justifikuara. ILDKPKI thotë që nuk ka fshehje pasurie”, tha ajo.
Avokatja u shpreh gjithashtu se gjyqtarja justifikon edhe udhëtimet, pasi veç të ardhurave nga puna në Gjykatën Kushtetuese, ka punuar edhe si eksperte në Shkollën e Magjistraturës.
Top Channel