Kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala paraqiti para Komisionit të Medias raportin për vitin 2017 të institucionit që drejton. Dixhitalizimi ishte në fokusin e raportit të tij.

“Procesi i dixhitalizimit ka ecur relativisht mirë. Vonesat dihet që kanë ardhur me kohën, por jemi në fazën e implementimit. Është mbyllur në zonat e Beratit dhe të Korçës, u mbyll edhe në Fier dhe besojmë që brenda verës do të mbyllet edhe në Tiranë e Durrës”, deklaroi kreu i AMA-s.

Përfituesit direkt të këtij, procesi, sipas kreut të AMA-s, janë qytetarët.

“Nëse në Qarkun e Beratit ka pasur vetëm gjashtë kanale pa pagesë për qytetarët, tani numri i tyre është 22, në Korçë ka pasur 9, tani janë 26, në Fier ka pasur 11, tani janë 28. Efekti është shumë i madh duke pasur parasysh që qytetarët që shohin pa pagesë janë ata me të ardhura më të pakta”, deklaroi kreu i AMA-s, Gentian Sala.

Sala theksoi se falë menaxhimit të mirë të financave, AMA gjatë vitit 2017 nuk ka rënduar në buxhetin e shtetit, por sipas tij projekti i ngritjes së studios së monitorimit nuk mund të përballohet vetëm me fondet e Autoritetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA