Është dhënë paraditen e sotme masa e sigurisë për autorin e dyshuar si vrasës të Mario Majollarit. Gjykata ka vendosur arrest me burg për shtetasin Kastriot Gjuzi.
Gjuzi u arrestua 3 ditë më parë në Kosovë. Sipas policisë, ai ka tentuar të largohet malit për në shtetin fqinj, por është pikasur nga policët kufitare afër Vërmicës.
Mario Majollari u vra më 10 prill, në një pritë poshtë shtëpisë. Dyshimet e para ishin pikërisht për hakmarrje, pasi i ati i 28-vjeçarit, Avni Majollari vuan dënimin me burgim të përjetshëm për dy vrasje në vitin 2001.
Kastriot Gjuzi është vëllai i njërit prej viktimave të vrasjes. Vetë Mario kishte kërkuar azil në Suedi, por i ishte refuzuar. Mediat suedeze shkruan për 28-vjeçarin.
Top Channel