Foto arkiv

Një helikopter i Forcave të Armatosura transportoi në bazën ajrore të Farkës në Tiranë, disa shtetas të cilët ishin bllokuar në Malin e Tomorrit.

Shtetasit, të cilët rrezikonin të izoloheshin në mal, lëviznin me një mjet, i cili pësoi defekt shumë larg qendrave të banuara.

Të gjendur në qiell të hapur personat, të gjithë meshkuj, mund të kalonin natën në mal të ekspozuar ndaj rrezikut.

Në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore në bazën ushtarake të Farkës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA