Është mëse e qartë që kur njeriu bëhet prind jeta e tij ndryshon totalisht. Kujdesi për fëmijët është një angazhim shumë i madh, që kërkon shumë punë. Nëse jeni në një lidhje, shumë gjëra do të ndryshojnë veçanërisht në ndërveprimin me njëri-tjetrin, për kohën që duhet të kaloni bashkë. Dhe kjo është shumë e vërtetë kur flitet për pjesën e dhomës së gjumit. Ndoshta keni patur më shumë kohë të luani e praktikoheni me njëri-tjetrin.

Koha kur kalonit me partnerin apo partneren tuaj përpara se të bëheshit me fëmijë do të duket shumë e largët, sepse do të zëvendësohet me pelenat, ushqimi i gjirit, biberonat dhe karrocat. Por koha që duhet të kaloni me partnerin tuaj është shumë e rëndësishme. Ajo mund të ndihmojë në një marrëdhënie të fortë dhe të shëndetshme, edhe për shëndetin tuaj.

E vërteta është se nuk ka një kohë “të drejtë” apo “perfekte” për intimitetin për partnerin tuaj. Mund të ketë shumë mesatare të ndryshme, por që janë relativisht specifike për secilin çift. Dhe natyrshëm që kjo ndryshon sa më shumë kalojnë vitet.

Në një studim të kryer nga “Kinsey Institute”, kërkuesit arritën të gjejnë një mesatare të kohës që çifte të ndryshme, sipas moshës, kalojnë së bashku në dhomën e gjumit. Studimi është kryer me afërsisht 1200 të rritur dhe përfshijnë grupe moshash me 10-vjeçarë dhe rezultatet nuk ishin shumë surprizuese.

Grupi që kalon më shumë kohë duke bërë seks është ai nga 18-29 vjeç. Mesatarja është 112 herë në vit, që do të thotë rreth 2 herë në javë.

Grupi tjetër është ai nga 30-39 vjeç dhe ata bëjnë 86 herë seks në vit, që është mesatarisht 1 deri në 2 herë në javë.

Grupi tjetër që mori pjesë në studim është ai nga 40 deri 49 vjeç. Ata bëjnë 69 herë seks në vit ose pak më shumë se 1 herë në javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA