Lulzim Basha akuzoi Edi Ramën se me paratë e krimit, drogës e korrupsionit po financon në media një fushatë akuzash dhe shpifjesh kundër Gunther Krichbaum, deputet i partisë së kancelares Anglea Merkel, prej vitesh kryetari i Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestag.

“Gunther Krichbaum është një nga figurat politike më të nderuara dhe të respektuara të Europës. Mbi të gjitha, Gunther Krichbaum është një njeri që e do dhe mbështet Shqipërinë. Por ai do një Shqipëri ku të sundojë shteti i së drejtës dhe demokracia. Në vend që të reflektojë për kritikat e drejta të Krichbaum, Edi Rama ka zgjedhur të prodhojë një fushatë shpifjesh dhe lajmesh false, fake news, kundër Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të Bashkimit Europian në Bundestag”, shkruan në Facebook Lulzim Basha.

Basha u thirr në seancë dëgjimore në Bundestag, kur Komisioni Europian po rekomandonte statusin e vendit kandidat. Një ditë më pas u sulmua nga kryeministri Rama për takimet me deputetët gjermanë mes të cilëve ishte edhe Krishbaum.

Kreu demokrat tha se nxiti Gjermaninë për votë pro Shqipërisë. Mosbesues Rama vazhdoi me të njëjtën linjë edhe në mediat gjermane, por duke i diferencuar deputetet skeptikë nga kancelarja Merkel. Por të shtunën Basha deklaroi se Rama vetëm sa po shton dëmin

“Me sulmet ndaj Krichbaum, Edi Rama vetëm sa po shton radhët e deputetëve gjermanë në Bungestag që janë pesimistë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, vota e të cilëve është e domosdoshme para se qeveria gjermane të japën vendimin e saj për Shqipërinë”, deklaroi përmes rrjeteve sociale, kreu i PD-së.

Akuzat nuk e lanë indiferent Kryeministrin.

“Sapo paske thënë në shqip për publikun, atë që me ndihmën e “dashamirësve” të Shqipërisë ke shkruar gjermanisht dhe dërguar dje në Berlin, për gjoja sulmin e financuar prej meje në kazanin mediatik të Tiranës, ndaj zotit Gunther Krischbaum!”, reagoi Rama po përmes rrjeteve sociale.

Rama thekson se nuk e ka mik dhe as nuk është dashamirës i partisë dhe qeverisë socialiste dhe mohon të jetë angazhuar në fushatë kundër Krishbaun. Një mirënjohje në të shkuarën e ruan ende.

“Unë nuk jam aspak dakord me opinionin e tij për punën e qeverisë sime dhe këtë ai e di shumë mirë, sepse e ka dëgjuar nga unë, sy më sy dhe jo mbrapa krahëve. Por, zotëria në fjalë ka të gjithë respektin tim për ndihmën që dha kur zotrote bllokoje Reformën në Drejtësi dhe kurrën e kurrës, jo ai po asnjë i huaj i interesuar për Shqipërinë, nuk ka qenë e s’mund të jetë shënjestra e ndonjë sulmi të orkestruar prej meje apo prej Partisë Socialiste. Kurrë!”, thotë Kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA