
Punëtorët që i mungojnë vendit! Sektori i shërbimit pritet të vuajë më shumë edhe gjatë sezonit të ri turistik
24/02 13:18
Bashkia e Tiranës thotë se e ka zgjidhur problemin e furnizimit me ujë të pijshëm në dy zona problematike deri më tani në kryeqytet.
Specialistët e UKT kanë ndërtuar lidhje të reja me pallatet në rrugën “Isa Boletini”. Aktualisht linja ofron furnizim normal me ujë të pijshëm për të gjithë banorët.
Kurse nga sinjalizimi i marrë nga banorët në rrugën “3 Vëllezërit Kondi”, u ndërhy duke i dhënë zgjidhje problematikës edhe në këtë zonë, përmes rikonstruksionit të rrjetit të kanalizimit.
Bashkia ka vendosur në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër 08004488, ku çdokush mund të shprehë shqetësimin në lidhje me problematikën e krijuar dhe specialistët do të merren me zgjidhjen e situatës.
Top Channel