Pogradeci është një prej pikave turistike më të vizituara të fundjavës, ku pushuesit zgjedhin të qetësohen mes kaltërsisë së liqenit, peizazhit piktoresk dhe gatimeve të veçanta.
Por, përgjatë shëtitjeve, ky destinacion zbulon një tjetër realitet. Sasi të mëdha mbetjesh përplasen në breg dhe kthehen përsëri në liqen, duke krijuar një moçalishte të përditshme.
Edhe në brendësi të qytetit nuk mungojnë pirgjet me mbeturina. Në “lagjen 1” të Pogradecit, pamjet dëshmojnë qartë një mungesë të theksuar vëmendjeje për pastrimin e kësaj pjese të qytetit.
Pogradeci ka trashëguar pasuri shumë të mëdha natyrore. Liqeni i rrethuar me relievin malor e bëjnë atë të veçantë. Por, vetëm kaq është shumë pak për t’iu afruar pushuesve atë që presin.
Nuk mjafton vetëm dëshira e banorëve për t’iu përkushtuar turizmit, duhet edhe vëmendja e instancave shtetërore.
Top Channel