I ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme ishte këngëtari i njohur i shumë hiteve, Butrint Imeri. Ndryshe nga herët e tjera Butrinti nuk do të surprizonte vetëm një njeri, por disa përnjëherë.
Arbana Osmani kishte ftuar në studio një grup të madh vajzash të cilat ishin fanset më të çmendura e tij. Por vetëm njëra do të kishte mundësinë për të takuar Butrinin dhe për të bërë një fluturim me helikopter me të. Për të fituar këtë fluturim vajzat duhet të kalonin disa sfida.
Në fillim Arbana përzgjodhi 5 vajza duke i bërë një quiz të shpejtë në lidhje me Butrint Imerin. Ky quiz përfshinte datëlindjen e tij, numrin e këmbës, ngjyrën e preferuar, emrin e babait si edhe emrin e të dashurës së Butrintit. Vajzat që dhanë përgjigjen e saktë morën pjesë në lojërat të cilat u zhvilluan për të fituar çmimin e madh.
Sfidat që Arbana kishte menduar për to ishin, një ushtrim fizik në të cilin ajo që rezistoi më pak u skualifikua. Sfida e dytë ishte ngrënia e një pjate me fërgesë pikante. Vajza që nuk ia doli mbanë u skualifikua. Sfida e tretë ishte vënia në provë e vajzave nëse ato i dinin këngët e Butrintit. Nga kjo sifdë u skualifikuan dy vajza duke mbërritur në fund të sfidave.
Kur të gjithë menduan që sfidat mbaruan, Arbana tha që ka dhe një sfidë të fundit. Vajza e mbetur duhet të puthë një bretkosë. Por situata doli jashtë kontrollit sepse bretkosa rrëshqiti nga dora e Butrintit dhe filloi të kërcentë në të gjithë studion.
Vajza si përfundim e puthi bretkosën dhe fitoi fluturimin me helikopter vetëm për vetëm me Butrintin. Në fund të gjitha vajzat që kishin ardhur në studio për të patën mundësinë që ta takojnë dhe të bëjnë fotografi.
Top Channel