Ekspertët ndërkombëtarë të armëve kimike më në fund e inspektuan zonën, ku dyshohet të ketë ndodhur sulmi kimik pranë qytetit të Damaskut në Siri, i cili nxiti një krizë ndërkombëtare.
Ekipi i inspektorëve të organizatës për ndalimin e armëve kimike udhëtoi në qytezën e Douma-s për të mbledhur prova mbi sulmin e pretenduar të 7 prillit.
Në një konferencë për shtyp, organizata bëri të ditur se përfaqësuesit e saj kishin vizituar një prej dy zonave që thuhet të jenë bombarduar.
Siç bëhet e ditur, mostra të marra në terren janë dërguar për t’u analizuar në laboratorin e organizatës në Hagë.
Janë grumbulluar gjithashtu informacione dhe materiale të tjera. Perëndimi dyshon se provat e sulmit të supozuar kimik mund të jenë shkatërruar, ndërsa Moska nga ana e saj kërkoi hetime të paanshme dhe një raport objektiv, sa më shpejt të ishte e mundur.
Top Channel