Pas arrestimit për tjetërsimin e tokave në bregdet, kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj vijon të qëndrojë në arrest shtëpie. Vartësit e tij të mbetur në institucion thonë se vijojnë punën, mbledhin të ardhurat, u shërbejnë qytetarëve si edhe po përgatiten për sezonin e ri turistik. Ndërkohë që Fran Frrokaj vijon të firmosë në banesë për çështjet e financës dhe urbanistikës.

Bashkia e Lezhës u trondit nga çështja “Ranishtja 4”, ku pavarësisht përfshirjes së një sërë personazhesh publike, e gjithë vëmendja u përqendrua tek kreu i bashkisë, Fran Frrokaj. Frrokaj, kreu i qarkut, nënkryetari i bashkisë dhe disa punonjës të sektorit të bujqësisë në bashki dhe hipotekë, u ndaluan dhe u lanë në arrest shtëpie. Pas kësaj ngjarjeje, tek qytetarët dhe punonjësit e bashkisë u krijua shqetësimi për mënyrën se si do të funksiononte institucioni pa kreun e saj.

Para vendimit të gjykatës që la në burg zyrtarët, nënkryetarja e bashkisë, Alfrida Marku, i tha Top Channel-it se ajo ishte e deleguar për të firmosur për pothuajse të gjitha çështjet e bashkisë, përveç vendimeve të urbanistikës si dhe veprimet finaciare.

Por, si u shërben sot qytetarëve të saj Bashkia e Lezhës? “Puna vazhdon normalisht”, thotë nënkryetarja Marku, ndërsa shton se çështjet e urbanistikës e financës dhe vendime ekskluzive të kryetarit të bashkisë, pas gjykimit në Gykatën e Apelit Shkodër, vazhdojnë të firmosen nga Fran Frrokaj.

Nënkryetarja thekson se po vijohet me mbledhjen e të ardhurave, ndërsa ka një problem në fondin e Buxhetit të Shtetit për bashkitë e djathta: “Kjo dëshmon një qëndrim selektiv”.

Çdo ditë në institucion paraqiten qytetarë që kërkojnë shërbime. Pjesa më e madhe e tyre nuk preferojnë të flasin para kamerës.

Nënkryetarja e bashkise thote se po punohet edhe per te sezonin turistik: “Përsa i përket kontratave për dhënien në përdorim të hapësirave publike, jemi në fazën e administrimit të kërkesave dhe të një ndarjeje të drejtë, duke ruajtur një proporcion të saktë të hapësirës që përdoret nga privatët dhe hapësirës që do të jetë në shërbim të publikut”.

Duket se stafi i bashkisë i qëndron mendimit se ajo që po ndodh me kreun e këtij institucioni ka motive politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA