Rama e njoftoi falas, Tritan Shehu: Propagandë! Herceptina ka qenë falas

20/04/2018 21:10

Një ndër vendimet e Qeverisë, të mbledhur në qytetin e Fierit ishte edhe ai për zgjerimin me mbi 30 ilaçe të barnave të rimbursueshme.

Kur njoftoi këtë vendim, Kryeministri Edi Rama tha se do të përfshihet edhe herceptina, që do të thotë se ky medikament i kushtueshëm për kurimin e kancerit të gjirit do të merret falas në të gjitha spitalet e vendit.

Por, deputeti demokrat, Tritan Shehu thotë se herceptina është dhënë falas dhe përmes një postimi në rrjetet sociale i drejtohet Qeverisë.

“Ju deklaroni se do të fusni në listën e barnave të rimbursueshme edhe Herceptinën! Lojë fjalësh kjo nga ana juaj. Herceptina është medikament spitalor dhe gjithmonë ka qenë ofruar gratis për pacientët, pra nuk ka asnjë vlerë nëse do t’ja ngarkoni Fondit, apo do ta përballojë spitali pagesën”, shkruan ai.

Shehu mirëpret miratimin e listës së barnave të rimbursueshme, por thotë se është shkelur ligji pasi ka që në 2016 që kjo listë nuk është shpallur dhe vetëm nga lëvizja e kursit të këmbimit, buxheti i shtetit ka humbur miliona euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA