Policia e Vlorës ka zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura në qytet duke vënë në pranga gjashtë persona e procedim në gjendje të lirë dy të tjerë.
Të arrestuar janë Eduart Murati, 45 vjeç, Beqir Murati, 22 vjeç, Olsian.A., 18 vjeç, Arklejd.M., 18 vjeç, Markel Stara, 21 vjeç, dhe I.T., 16 vjeç.
Si dhe u proceduan në gjendje të lirë, për shkak të moshës së mitur, M.L., dhe A.V., të dy banues në Vlorë.
“Policia e Vlorës pas një pune intensive dhe profesionale, ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një sërë vjedhjesh të kryera prej shtetasve të mësipërm, të cilët vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dhe konkretisht :
Më datë 19.04.2018, në lagjen “Isa Boletini”, kanë vjedhur me thyerje, lokalin Bar-Kafe në pronësi të shtetases A.L., ku kanë marrë sende të ndryshme, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, thotë policia e Vlorës.
Ata kanë vjedhur kryesisht banesa, servise makinash dhe markete, dhe janë dokumentuar 11 vjedhje.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.
Top Channel