Gjykata e Apelit të Shkodrës ka liruar 7 nga protestuesit kuksianë të arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit për vendosjen e taksës, duke lënë në burg 4 prej tyre.

Prokuroria kërkoi lënien në fuqi të masës “arrest me burg” duke paraqitur prova të reja me pamje filmike. Ndërkohë, avokatët kërkuan lirimin e menjëhershëm të 11 personave, duke paraqitur prova filmike nga momenti i arrestimet.

Në Shkodër shkuan edhe deputetë të Partisë Demokratike, ndërsa policia kishte marrë masa të forta për mbarëvajtjen normale të kësaj seance.

Ndërkohë, pranë Gjykatës së Apelit pati edhe një protestë, ky qytetarët kërkuan lirimin e 11 personave të arrestuar.

“Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin!”, shkruhej në pankartat e tyre. Ndërkohë, protestuesit kanë ndezur edhe tymuese pranë gjykatës, megjithatë deri tani situata mbetet e qetë, në pritje të dhënies së masës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA